SDA - Skills Development Associates ofron trajnime menaxheriale dhe teknike për organizatat kliente dhe kompani për ndërtimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore. SDA ka trajnuar mbi 7.000 profesionistë në Kosovë dhe në rajon që nga viti 2004. Sesionet e trajnimit janë të dizajnuara individualisht nga stafi i SDA në mënyrë të tillë që të ofrohet përkujdesje për nevojat e burimeve njerëzore të organizatave kliente, institucioneve dhe kompanive të sektorit privat. SDA krenohet me suksesin e njëpasnjëshëm të ofrimit të trajnimeve pragmatike për punonjësit e të gjitha niveleve të karrierës së tyre profesionale duke filluar nga asistentët dhe duke përfunduar tek drejtuesit menaxherial.

GDA - Government Development Associates ofron ndihmë teknike dhe shërbime profesionale për institucione dhe departamente të ndryshme të sektorit publik si në nivelin kombëtar ashtu edhe në nivelin lokal. Projekte të realizuara në mënyrë të suksesshme variojnë nga ato që janë fokusuar në zhvillimin e strategjive për përpjekjet e decentralizimit në nivel komunal tek ato kombëtare që janë përqendruar në projekte për zhvillimin ekonomik të zbatuara nga ministritë federale. Nga tërë gama e projekteve GDA ka ofruar vazhdimisht shërbime se si të përdoren më mirë taksat e grumbulluara nga qytetarët dhe fondet e donatorëve për të përmirësuar institucionet qeverisëse në të gjithë Kosovën.

BDA – Business Development Associates ofron katër shërbime primare për klientët e sektorit privat në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit perëndimor: ekspertizë teknike, këshilla për hapjen e biznesit, hulumtimin e tregut, si dhe zhvillimin e propozimeve për investim dhe zgjerim të biznesit. Klientët e BDA variojnë nga sipërmarrës me ide të reja që kanë nevojë për ndihmë në dhënien e një forme të caktuar të planeve të tyre për të tërhequr investitorët tek drejtorët ekzekutiv të kompanive që kanë dëshirë të zgjerojnë kapacitetet e prodhimit vendor dhe / ose të fillojnë eksportimin e prodhimeve dhe shërbimeve të tyre në nivel rajonal. BDA kryen shërbime për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha të sektorit privat që operojnë në tërë Kosovën.

ODA – Outsource Development Associates kërkon të kthej një ide në një sipërmarrje të re duke i ndihmuar investitorët e huaj gjatë proçeseve të caktuara ose duke përkrahur funksionimin e bizneseve në Kosovë. Investimet e synuara mund të përfshijë iniciativat e transferimit të qendrave të thirrjes apo menaxhimin e burimeve njerëzore, ose iniciativa për të investuar në krijimin e bizneseve/fabrikave të reja në Kosovë. ODA mund të menaxhoj në mënyrë të drejtpërdrejtë shërbimin e transferuar ose mund të zbus nivelet e rrezikut për investitorët nëpërmjet hulumtimit të tregut, ofrimit të informatave mbi ligjet, rregulloreve dhe mjedisit të biznesit si dhe lehtësimit të krijimit të një rrjeti lokal në mënyrë që të punohet në mënyrë të suksesshme sipas kontekstit të Kosovës.

QDA - Quality Development Associates ofron ndihmë teknike për kompanitë që dëshirojnë të zbatojnë sistemet e menaxhimit të cilësisë sipas standardeve ISO si për bizneset e sektorit privat ashtu edhe për institucionet e sektorit publik. MDA ka çertifikuar me standardin ISO pesë kompani në Kosovë në vitin 2009. Në 2010 këto kompani u ri-çertifikuan në mënyrë të suksesshme, gjithashtu dy kompani të tjera të sektorit privat iu nënshtruan proçeseve të çertifikimit. Nëpërmjet proçeseve të çertifikimit me ISO, QDA po ndihmon institucionet dhe kompanitë lokale të zhvillojnë biznesin në mënyrën më efikase të mundshme.

CDA – Communications Development Associates mbart përgjegjësinë e menaxhimit të projekteve në lidhje me marrëdhëniet me publikun dhe komunikimin në Kosovë. Klientët e CDA variojnë nga institucionet ndërkombëtare të donatorëve tek kompanitë e sektorit privat dhe institucionet e sektorit publik. CDA punon me mediumet e komunikimit në pesë gjuhët më të përdorura në Kosovë për të zbatuar projekte të tilla si fushata të mediave për të ndërgjegjësuar publikun, planifikimin dhe menaxhimin e ngjarjeve në lidhje me marrëdhëniet e publikut dhe kryerjen e hulumtimit të tregut të mediave në Kosovë.